Loading…

Yoshihide Suga zgjedhet kryeministri i ri i Japonisë

  • 16/09/2020 | 08:08

Yoshihide Suga zgjedhet kryeministri i ri i Japonisë

Yosihide Suga është zgjedhur si kryeministri i ri i Japonisë të mërkurën, duke u bëre lideri i parë brenda 8 viteve që do përballet me probleme të shumta sikurse ringjallja e ekonomisë e cila ishte goditur nga pandemia e koronavirusit, transmeton Gazeta Metro.


Suga, i cili shërbente si shef i kabinetit të sekretarëve në kohën e ish-kryeministrit Shinzo Abe, ka marrë shumicën e votave nga Partia Liberale Demokratike, e cila përbën shumicën. Ish kryeministri Shinzo Abe dha dhorëheqje pas problemeve shëndetësore që kishte.

Në politikën e jashtme, Suga do të vazhdojë t’i japë përparësi lidhjeve të sigurisë së Japonisë me SH.B.A. përballë një Kine dhe Koresë së Veriut të armatosur bërthamore, megjithëse ai pranoi se i mungonin “aftësitë diplomatike” që ndihmuan Abe të krijonte një marrëdhënie të ngushtë personale me Donald Trump.

Në moshën 71 vjeç, Suga është më i moshuari nga tre kandidatët, por etika e tij e palodhur e punës thuhet se shtrihet përtej jetës së tij në politikë./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë