Loading…

Young Boys-Manchester United, formacionet zyrtare, starton sërish Ronaldo

  • 14/09/2021 | 17:55

Young Boys-Manchester United, formacionet zyrtare, starton sërish Ronaldo

Me fillim nga ora 18:45 do të fillojë ndeshja mes skuadrës zvicerane Young Boys dhe gjigantit anglez Manchester United, e vlefshme kjo për fazën e grupeve për sezonin e ri 2021/22 të Ligës së Kampionëve.

“Djajtë e Kuq” ndeshjen e parë të sezonit të ri të kësaj gare do ta zhvillojnë si mysafirë në stadiumin “Wankdorf” të qytetit të Bernit në Zvicër, përcjell KosovaPress.

Gjigandi anglez dhe skuadra e Young Boys pozicionohen në Grupin F, së bashku me Atalantan dhe skuadrën spanjolle Villarreal.

Sa i përket mungesave, për Young Boys nuk do të paraqiten, Lustenberger, Maier, Monteiro, Nsame dhe Petignat, kurse tek Manchester United do të mungojnë Cavani, Diallo, Henderson, Jones, McTominay, Rashford dhe Telles.

Po ashtu, për Ronaldon kjo do të jetë ndeshja numër 177 në karrierën e tij në Ligën e Kampionëve, ku tani e barazon me paraqitje portierin legjendar të Real Madridit, Iker Casillas.

Tanimë, të trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do ta fillojnë ndeshjen, dhe ato i gjeni më poshtë.

Young Boys, pas pak…

Manchester United De Gea, Lindelof, Maguire, Pogba, Ronaldo, Fred, B. Fernandes, Shaë, Sancho, Ëan- Bissaka, Van de Beek.

Grupi F

18:45 Young Boys – Manchester United (Stadiumi Wankdorf)

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë