Loading…

YouTube bllokon deklaratën e Vucicit për Walkerin

  • 10/05/2017 | 16:28

YouTube bllokon deklaratën e Vucicit për Walkerin

Videodeklarata e kryeministrit aktual dhe presidentit të ardhshëm të Serbisë, Aleksandar Vucic, për ish-shefin e Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker në lidhje me projektin për “unifikimin e shqiptarëve” në Shqipëri, Kosovë dhe në Diasporë, është bllokuar në YouTube.


Sipas medieve serbe, videodeklarata e kryeministrit për portalin Sputnjik është bllokuar pas 19.319 shikimeve.

Vuçiq e akuzonte Walkerin si lobist shqiptaromadh dhe shkaktar të bombardimeve që iu bënë Serbisë nga NATO më 1999, pas “mashtrimit me rastin e Reçakut”, transmeton Koha.net.

“Lëre që ka bashkëpunuar me Shqipërinë, lëre se ishte i angazhuar nga Agjencia Amerikane Informative. A është e mundur se ti, njeriu që na flisje se je neutral dhe objektiv, tash angazhohet për Shqipëri të madhe? Pastaj thua se ke zgjidhje! Prapë kështu po na kërcënohesh? Mos na kërcëno më!” tha Vucic.

Në sqarimi theksohet se “regjistrimi përfshin përmbajtje të partnerit (Merilin) KVZ Digital, i cili e ka bllokuar në përputhje me të drejtat e autorit”. Por, “Sputnjik” pohon se i gjithë materiali është i tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë