Në Youtube nuk do mund të postoni çka të doni më, tash e tutje do duhet t’i përshtateni politikave dhe standardeve që ka vendosur kompania, transmeton Gazeta Metro.
Kompania përmes një postimi në blog ditën e premte tha se do të adreson përmbajtjet që i afrohen kufijve të shkeljes së standardeve të komunitetit edhe pse mund të mos e kenë kaluar “vijën e kuqe.”
Videot që nxisin urrejtje racore, etnike apo në baza gjinore , teori konspiracioni apo ilaqe popullore që shërojnë sëmundje të pasherushme do të censurohen.
“Do të fillojmë të reduktojmë rekomandimet e përmbajtjeve që i afrohen kufijve të shkeljes, përmbajtje të cilat mund të keqinformojnë përdoruesit duke promovuar si kura mrekulli që shërojnë sëmundje të pashërueshme, pretendime se toka është e sheshtë apo pretendime manipuluese për ngjarje si 11 Shtator,” shkruante kompania.
Këto janë vetëm disa shembuj të cilat përfaqësojnë një numër të lartë videosh përhapur në platformë dhe që mund të shënjestrohen nga politika e re./gazetametro.net