Loading…

Zabërgja flet pas nënshkrimit me Gjilanin: Do të jap gjithçka nga vetja ime

  • 23/06/2022 | 23:54

Zabërgja flet pas nënshkrimit me Gjilanin: Do të jap gjithçka nga vetja ime

Skuadra e Gjilanit gjatë ditës së sotme zyrtarizoi transferimin e sulmuesit, Baton Zabërgja. Ky i fundit është shprehur tejet i kënaqur me këtë marrëveshje, derisa ka thënë se do të jap gjithçka nga vetja për klubin, transmeton Gazeta Metro.


Sulmuesi i Kombëtares U-21 të Kosovës, Baton Zabërgja, i cili pas përfundimit të sezonit njoftoi largimin nga Drenica, ditën e sotme është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Gjilanit.

Ai për faqen zyrtare të klubit ka deklaruar se ndihet i privilegjuar që ka arritur marrëveshje me Gjilanin dhe shpreson të arrihen objektivat e caktuara nga skuadra.

”Ndjehem i privilegjuar që kam arritur marrëveshje me Gjilanin, një klub me shumë seriozitet dhe shumë vlera. Do të jap gjithçka nga vetja ime për këto ngjyra dhe për t’i arritur objektivat që ka vendosur klubi,” tha ai.

Më tutje 21-vjeçari deklaroi se tifozëve ‘Skifterat’ ju premton angazhim maksimal gjatë kësaj dhe pasi që të përfundojnë me Europën do të fokusohen maksimalisht në Superligë.

”Tifozëve të zjarrtë ‘Skifterave’ i’u premtoj angazhim maksimal dhe urojmë që së bashku të jemi në çdo sfidë. Europa po na pret, kemi punë për të bërë, më pas do të vjen radha edhe për Superligën,” deklaroi Zabërgja.

Baton Zabërgja ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi me Gjilanin dhe është vetëm përforcimi i dytë në këtë afat kalimtar të verës pas transferimit të Besart Krivanjeva. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë