Loading…

Zaev e quajti bandit Mirsad Ndrecajn, AAK u përgjigjet akuzave

  • 04/05/2017 | 10:01

Zaev e quajti bandit Mirsad Ndrecajn, AAK u përgjigjet akuzave

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në një intervistë për mediat serbe, ka folur ngjarjen e Kumanovës të para dy viteve, në të cilën sipas tij, janë të përfshira shumë struktura.


Ai e ka quajtur njërin nga udhëheqësit e këtij grupi, shqiptarin Mirsad Ndrecajn “kriminel, bandit dhe reketar”.

“Shumë struktura janë të përfshira në këtë ngjarje. Njëri nga ta është Sinisha Aleksovski. Kemi dëgjuar një bisedë mes tij dhe personit që ju e quani komandant NATO, Mirsad Ndrecaj nga Kosova, i njohur si kriminel dhe bandit që reketonte në Kosovë, Serbi, Preshevë, Kumanovë, rajonin e Tetovës, pjesë të Shkupit dhe ata kishin komunikim me të. Pse ata kanë pasur nevojë për të komunikuar me të. Ka indikacione serioze për Sinisha Aleksovski. Unë mendoj se Shefi i inteligjencës ka qenë tek Gjorge Ivanov, por ka indikacione të tjera që tregojnë përfshirje edhe të strukturave më të larta”, ka thënë Zaev.

Por, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i ka hedhur poshtë akuzat e Zaevit për ish-kandidatin e saj për deputet.

Duke folur në lidhje me këtë, anëtari i Kryesisë së AAK-së Anton Berisha, ka thënë se deklaratat e Zaevit nuk duhet marr seriozisht dhe se ato po bëhen për të tërhequr vëmendjen nga problemet aktuale atje.

“Deklaratat e Zaevit janë kontekstuale që kanë të bëjnë me momentumin politik në Maqedoni. Nuk duhet marrë seriozisht përderisa nuk ka zgjidhje politike të situatës atje”, është shprehur Berisha.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë