Loading…

Zaev: Ekzistojnë skenarë të organizuar të përgjakshëm

  • 02/05/2017 | 21:48

Zaev: Ekzistojnë skenarë të organizuar të përgjakshëm

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev porositi të martën se pas zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë, duhet të pasojë zgjedhja e qeverisë së re me në krye LSDM-në.


Zaev në bisedë me ambasadorin e BE-së në Shkup Samuel Zhbogar dhe ambasadorët e disa vendeve evropiane tha se kryetari i ri i Kuvendit është zgjedhur në mënyrë legjitime dhe së shpejti Xhaferi presidentin e Maqedonisë George Ivanov do ta informojë se ekziston shumica e deklaruar në Parlament, me çka do ta obligojë që lideri i LSDM-së të verifikojë mandatin për përbërjen e qeverisë, transmeton MIA.

“Me retorikën e dhunshme të organizatorit të protestave dhe porosive të dërguara përmes rrjeteve shoqërore inkurajohet jo qetësi dhe përhapen gënjeshtra, gjë e cila dëshmon se ekzistojnë skenarë të organizuar dhe të përgjakshëm të parandalimit të rendit kushtetues përmes aktiviteteve terroriste.

“Dënimet për këto përfshijnë edhe burgim të gjatë”, thuhet në komunikatën e LSDM-së. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë