Loading…

Zaev flet për rastin e Kumanovës, dhe Mirsad Ndrecajn

  • 03/05/2017 | 13:45

Zaev flet për rastin e Kumanovës, dhe Mirsad Ndrecajn

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili pret që me përkrahjen e partive shqiptare të bëhet edhe kryeministër i Maqedonisë, në intervistë për “Kurir”-in serb ka folur edhe për ngjarjet e Kumanovës të para dy viteve, me ç’rast njërin nga udhëheqësit e grupit shqiptar Mirsad Ndrecajn e ka quajtur “kriminel, bandit dhe reketash”.


“Shumë struktura janë të përfshira në këtë ngjarje. Njëri nga ta është Sinisha Aleksovski.  Kemi dëgjuar një bisedë mes tij dhe personit që ju e quani komandant NATO, Mirsad Ndrecaj nga Kosova,i njohur si kriminel dhe bandit që reketonte në Kosovë, Serbi, Preshevë, Kumanovë, rajonin e Tetovës, pjesë të Shkupit dhe ata kishin komunikim me të. Pse ata kanë pasur nevojë për të  komunikuar me të. Ka indikacione serioze për Sinisha Aleksovski. Unë mendoj se Shefi i inteligjencës ka qenë tek Gjorge Ivanov, por ka indikacione të tjera që tregojnë përfshirje edhe të strukturave më të larta”, ka thënë Zaev.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë