Loading…

Zaev për dallim nga Gruevski s’do të votojë pro Kosovës në UNESCO

  • 04/05/2017 | 15:52

Zaev për dallim nga Gruevski s’do të votojë pro Kosovës në UNESCO

Shkupi do të jetë “neutral” gjatë votimit të ardhshëm për Kosovën në UNESCO. 


Lideri i LSDM-së Zoran Zaev tha të enjten se Maqedonia do të jetë “neutrale” herën tjetër kur Kosova të aplikojë për t’u bërë anëtare në UNESCO.

I pyetur nga TV Prva se si Maqedonia e ka ndërmend të votojë, përgjigjja e vetme e Zaev ishte: “Neutral”, përcjellë gazetametro.net.

Qeveria e Maqedonisë e drejtuar nga Nikola Gruevski, në vitin 2008 vendosi të pranojë shtetin e Kosovës, duke konfirmuar një vendim të mëparshëm të bërë nga Parlamenti i këtij shteti.

Në vitin 2015, kur qeveria e Maqedonisë drejtohej ende nga Gruevski, Shkupi votoi në favor pranimit të Kosovës në UNESCO.

Në atë kohë, Zaev lider i opozitës në Maqedoni, kishte kritikuar qeverinë për votën pro Kosovës në UNESCO. Ai as tani kur ka bërë koalicion me partitë politike shqiptare, nuk ka ndryshuar mendje sa i përket kësaj teme. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë