Loading…

Zaev: Për Kosovën me siguri do të gjendet një zgjidhje

  • 03/05/2017 | 00:04

Zaev: Për Kosovën me siguri do të gjendet një zgjidhje

Zoran Zaev, sipas një interviste që i ka dhënë portalit serb Kurir, ende s’e sheh të zgjidhur çështjen e Kosovës.


“Pasi të anëtarësohemi në BE, edhe për Kosovën do të gjendet një farë zgjidhjeje”, ka thënë Zaev për këtë portal pa përmendur se Maqedonia e ka njohur vendin tonë.

Zaev, që pritet të jetë mandatar për formimin e Qeverisë maqedonase, ka thënë se serbët e maqedonasit janë vëllezër, popull ortodoks që duhet ta ndihmojnë njëri –tjetrin, ndërsa e ka akuzuar Gruevskin se ka votuar pozitivisht për objektet fetare në Kosovë sikur ato të janë të shqiptarëve, transmeton Koha.net

“Ato nuk kanë asgjë të përbashkët me këtë. Atje është historia e Serbisë, atje është zemra e Serbisë. Ai së paku është dashur të mbetej neutral gjatë votimit për anëtarësim të Kosovës në UNESCO”, citon Kurir të ketë thënë Zaev.

Maqedoni nuk ka struktura politike që përpiqen për skenarin që i ndodhi Serbisë, shkëputja e Kosovës, ka thënë më pas ai.

Zaev, sipas Kuririt Bashkimin Europian e sheh si bashkim të vendeve ballkanike.

“Pasi të hyjmë në BE, askush nuk do të flasë më për kufijtë ndërmjet Serbisë, Maqedonisë e Shqipërisë dhe me siguri edhe për Kosovën do të gjendet njëfarë zgjidhje”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë