Loading…

Zaev pranoi mandatin për formimin e Qeverisë

  • 17/05/2017 | 12:28

Zaev pranoi mandatin për formimin e Qeverisë

Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov  gjatë aktit të ndarjes së mandatit për formimin me Qeverisë së re deklaroi se pengesat për ndarjen e mandatit janë mënjanuar dhe se tani duhet përmbushur obligimet kushtetuese.


“Pengesat për ndarjen e mandatit për formimin me qeverisë së re janë mënjanuar. Sot po i qasemi përmbushjes së nenit 84 alineja 1 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë për ndarjen e mandatit për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja e cila ka shumicën në Kuvendin e RM-së, ka propozuar zotin Zoran Zaev që të jet kandidat të cilit do të ndahet mandati për formimin e Qeverisë së RM-së”,  deklaroi Gjorge IVanov, president i shtetit.

Dorëzimi i mandatit pason pasi që presidenti Ivanov mori njoftim nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi se është formuar shumica parlamentare.

Presidenti Ivnaov paraprakisht refuzonte ta ndajë mandatin dhe kërkonte garanci për ruajtjen e unitaritetit të shtetit dhe respektim të Kushtetutës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë