Loading…

Zaev: Qeveria e re maqedonase në mars, me BDI’në

  • 23/02/2017 | 14:36

Zaev: Qeveria e re maqedonase në mars, me BDI’në

Lideri i partisë social demokrate në Maqedoni, Zoran Zaev ka bërë të ditur sot se qeveria e re e Maqedonisë do të formohet në mars, pasi që partia e tij dhe partitë e shqiptarëve kanë arritur një marrëveshje.


“Tash duhet të flasim për ndarjen e ministrive si dhe për reformën e qeverisjes së ardhshme”, ka thënë Zaev.

Portali Maqedon Plusinfo ka shkruar se partia shqiptare BDI si dhe partia maqedonase, ajo social demokrate kanë arritur marrëveshje për formimin e qeverisë Maqedone të re, transmeton gazetametro.net.

Presidenti Maqedonas, Gjorge Ivanov ka vendosur që mandatin për formimin e qeverisë së re të ja jap asaj partie që e ka mbështetjen e 61 deputetëve.

Partia social demokrate në zgjedhjet e fundit fitoi 49 vende parlamentare, ndërsa BDI ka 10, e cila nuk është e mjaftueshme për një shumicë parlamentare, por pritet votat tjera koalicioni t’i sigurojë edhe nga partitë tjera shqiptare. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë