Loading…

Zaev takohet me Ahmetin, optimist për formimin e qeverisë

  • 21/02/2017 | 21:45

Zaev takohet me Ahmetin, optimist për formimin e qeverisë

Ka përfunduar takimi mes liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe liderit të BDI-së Ali Ahmeti, pas të cilit takim Zaev deklaroi se janë dakorduar për shumë çështje të rëndësishme në kuadër të kushteve të vendosura nga të dyja palët


Zaev u deklarua optimist se do të marrë mandatin për të formuar qeverinë, megjithatë nuk deklaroi nëse ka marrë garanci nga kreu i BDI-së për mbështetje me nënshkrimet e deputetëve të partisë së Ahmetit.

Zaev shtoi se palët kanë rënë dakord për formimin e një organi që në shpërndarjen e buxhetit do të kujdeset për zhvillimin e komunave më të varfra dhe vendeve rurale me zhvillim më të vogël. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë