Serbia dhe Maqedonia janë vende mike të ngushta strategjike, dhe është më pak e rëndësishme nëse ndonjëherë do të ketë dallime taktike ose diçka të ngjashme.
Kështu ka deklaruar sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, i cili në vendkalimin kufitar Preshevë-Tabanovc u takua me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev.
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, deklaroi sot se vendi i tij mbështet një zgjidhje pozitive për Kosovën, e cila do të përmirësojë jetën e serbëve dhe shqiptarëve, dhe që do të garantojë paqen, sigurinë dhe prosperitetin e Serbisë dhe Kosovës.
Presidenti Vucic tha se Serbia e konsideron popullin maqedonas dhe vendin e tij sinqerisht miqësor dhe do të bëjë gjithçka për të përmbushur përmbajtjen e tyre konkrete.
Duke folur për zbatimin e një projekti të integruar të menaxhimit të kufijve, “One Stop Shop”, Vucic theksoi se ky është një nga shembujt ku bashkërisht mund të bëhen së bashku.
Ai theksoi se është shumë e rëndësishme për të dy vendet, për ekonominë dhe turistët, që njerëzit të mos humbin kohë, por që në një vend të kryejnë të gjitha kontrollet.
Ndryshe, sipas të dhënave të Bankës Botërore, rajoni i Ballkanit humb rreth një miliard euro për shkak të pritjeve në kufij.