Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është një sekt mashtrues dhe nuk paraqet fare ndryshim, pasi në parti ka njerëz pa origjinë siç janë Haki Abazi, Shkëlzen Gashi e Dimal Basha, shkruan Gazeta Metro.
Berisha ka thënë se ka kërkuar nga llapjanët që mos t’i besojnë Vetëvendosjes, pasi kjo parti është mashtruese dhe nuk është e vërtetë se paraqet ndryshim.
Ai thotë se për deputetin e VV’së, Dimal Basha, Zoti është gjygym i çajit.
“O burra llapjan, bëni çka të bëni veç këtë sekt mashtruese se këtu çdo gjë ka veç Vetëvendosje nuk ka, çdo kush e dimë kush jemi nga e kemi origjinën, paramendo me një sekt ku është Haki Abazi, Shkëlzen Gashi dhe Dimal Basha, që për të Zoti është gjygym i çajit”, tha Berisha në T7, transmeton Gazeta Metro.
Berisha tha se Vetëvendosje nuk është ajo e dikurshme dhe ka ndryshuar sikurse po mashtron qytetarët e Prizrenit me Mytaher Haskukën.//gazetametro.net