Loading…

Zafir Berisha thotë se e fshiu Haki Abazin pasi ai e shante Vetëvendosjen

  • 29/09/2020 | 22:07

Zafir Berisha thotë se e fshiu Haki Abazin pasi ai e shante Vetëvendosjen

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, ka treguar për arsyen pse e kishte fshirë nga Facebook-u, Haki Abazin e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Unë Haki Abazin e kam fshirë para dy vitesh nga Facebook-u, për arsye se e shante Vetëvendosjen pa kurrfarë arsye, unë personalisht nuk kam qenë me Vetëvendosjen, por më pengonte se si ai e shante. Kur e kam parë Haki Abazin si njeriu i dytë në Vetëvendosje, kam thënë këtu gjithçka ka, por vetëm Vetëvendosje jo”, ka thënë Berisha në Kanal10.

Berisha, koordinator për siguri kibernetike, po ashtu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka grup të organizuar në rrjetet sociale, të cilët ‘sulmojnë’ në mënyra të ndryshme përmes komenteve.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë