Koodinatori i ri për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha ka thënë se me emërimin e tij është bërë nje sensibilizim në vendin tonë, shkruan Gazeta Metro.
Sipas tij, të gjithë duke u marrë me të e mësuan se çfarë është siguria kibernetike.
“Në gjithë këtë zhurmë të madhe e kam pa një të mirë, sepse duke u marrë me mua, faktikisht kanë filluar edhe ata që se kanë ditur se çka është siguria kibernetike me mësu. Megjithatë u bë një sensibizilim i cili i ka munguar vendit tonë”, tha Berisha përballë Jeta Xharrës.
Vlen të theksohet se emërimi i tij në këtë pozitë u përcoll me shumë reagime, ndërkaq po në të njëjtën ditë, atij iu hakua llogaria personale në rrjetin social Facebook./gazetametro.net