Loading…

Zafir Berisha thotë se Qeveria po i numëron orët e fundit

  • 09/05/2017 | 20:05

Zafir Berisha thotë se Qeveria po i numëron orët e fundit

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha është shprehur i bindur se Qeveria do të rrëzohet nesër.


Berisha ka thënë se vet fakti që e kanë proceduar mocionin nënkupton që Qeveria do të rrëzohet nesër.

“Po unë mendoj që për vet faktin që e kemi proceduar si opozitë me ndihmën e njerëzve të pakënaqur të mazhorancës me këtë Qeveri, nënkupton që nesër kjo Qeveri shkon në shtëpi dhe është duke i numëruar orët e fundit më tash”, ka thënë deputeti Berisha për lajmi.net.

Deri më tash disa deputetë të PDK-së e kanë konfirmuar që do ta votojnë mocionin e opozitës, pasi nga kjo parti ende nuk ka një vendim zyrtar.

Përndryshe, nga partitë opozitare është shprehur siguria e plotë që Qeveria e Kosovës nesër do të rrëzohet me votën e deputetëve.

Seanca ku do të shqyrtohet mocioni i opozitës mbahet nesër me fillim nga ora 10:00.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë