Loading…

Zakaria: Do të jem më i lumtur te Chelsea sesa isha te Juventus

  • 21/09/2022 | 11:12

Zakaria: Do të jem më i lumtur te Chelsea sesa isha te Juventus

Mesfushori zviceran, Zakaria ka komentuar kalimin e tij te Chelsea.


Gjatë ditës së fundit të merkatos, Denis Zakaria vendosi të largohej nga Juventus, për të vazhduar karrierën e tij te Chelsea.

Lidhur me transferimin, lojtari beson se do t’i bëjë mirë pasi pret të ndjehet më i lumtur në Londër, sesa ndjehej në Torino.

“Në fund ishte Chelsea. Mendoj se do të jem më i lumtur në Angli sesa isha në Torino”, ka thënë Zakaria, përcjell lajmi.net.

“E vështirë të thuhet se çfarë shkoi keq. Ndoshta stili i lojës nuk përshtatej për mua. Skuadra luante shumë prapa, kështu që s’kisha hapësira. Jam lojtar që ka nevojë për hapësira për vrapime. Mund të jetë më përshtatshëm për mua në Angli”, tha mes tjerash mesfushori.

Zakaria kaloi te Chelsea në formë huazimi për 3 milionë euro, me opsion blerjeje për 28 milionë të tjera.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë