Loading…

Zannier kërkon zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit

  • 10/03/2017 | 17:52

Zannier kërkon zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier, përmbylli të premten vizitën e tij në Prishtinë, gjatë së cilës qëndroi në Misionin e OSBE-së në Kosovë dhe takoi kryesues të institucioneve të Kosovës dhe përfaqësues të partive politike, komuniteteve, grupeve fetare, shoqërisë civile dhe të bashkësisë ndërkombëtare.


 

Ai me këtë rast theksoi se rikthimi i trendit pozitiv të normalizimit të marrëdhënieve është kyç për progres dhe stabilitet.

“Liderët duhet të mbesin të përkushtuar për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe për procesin e dialogut të lehtësuar nga BE me energji dhe garanci të reja”, ka thënë Zannier.

Sipas tij zhvillimet në rajon janë veçanërisht brengosëse. “U takova me liderë qeveritarë dhe të opozitës, dhe i inkurajova të mbajnë qasje konstruktive në mënyrë që të shmanget përhapja e tensioneve,” tha Zannier.

Ai bëri thirrje për dialog të mëtutjeshëm mes të gjitha partive të përfaqësuara në Kuvend, për të zgjidhur mospajtimet politike, në të mirë të të gjithë njerëzve në Kosovë.

“Dialogu në mes të përfaqësuesve të të gjitha partive politike duhet të ndodh në Kuvend pa frikësime dhe pa dhunë. Është përgjegjësi e deputetëve, si zyrtarë të zgjedhur, të përfaqësojnë interesat e elektoratit të tyre në mënyrën më të mirë të mundshme përmes debatit aktiv dhe demokratik,” ka thënë Zannier.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë