Loading…

Zarfet e dyshimta me helm: QKUK jep detaje për zyrtarët e KQZ’së

  • 14/10/2019 | 23:22

Zarfet e dyshimta me helm: QKUK jep detaje për zyrtarët e KQZ’së

QKUK ka njoftuar se gjendja e 11 zyrtarëve të KQZ’së që u helmuan dje pasi preken disa zarfe me vota që erdhen nga Serbia, është e mirë, transmeton Gazeta Metro.


Zarfet nga të cilat dyshohet se u helmuan mbi 25 zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk janë larguar akoma nga Ministria e Infrastrukturës.

Ato po vazhdojnë të ruhen nga forcat e Policisë Speciale Operative që nga e diela kur edhe ndodhi incidenti deri sa hetimet që nisën nga ana e Prokurorisë Speciale të përfundojnë tërësisht.

Por policët nuk po i ruajnë vetëm votat e ardhura nga Serbia.

Ekipe të tyre u panë edhe në klinikën infektive të QKUK-së, të cilët po kujdesen që askush të mos u afrohet dhomave ku po vazhdojnë të marrin trajtimin mjekësor 11 persona që dyshohet se pësuan helmim  gjatë numërimit të këtyre votave.

Gjendja e 9 grave dhe 2 burrave gjatë së hënës ishte stabile por sipas ushtrueses së detyrës së drejtoreshës së klinikës infektive, simptomat që u panë tek këta zyrtarë ishin nga më të ndryshmet.

Rrezik nuk kanë as dy gratë që janë shtatzëna.

Sidoqoftë në Klinikën Infektive nuk dhanë ndonjë përfundim për gjendjen e stafit të KQZ-së meqë ata ende po presin raportin e Institutit të Shëndetit Publik i cili pritet të bëhet publik gjatë së martës.

Gjatë ditës për ngjarjen nuk dhanë ndonjë koment as nga KQZ e as nga Prokuroria Speciale./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë