Loading…

Zarfet nga Serbia do të hetohen nga policia, votat e diasporës nesër dërgohen për numërim

  • 13/10/2019 | 22:30

Zarfet nga Serbia do të hetohen nga policia, votat e diasporës nesër dërgohen për numërim

Komisioni Qendror Zgjedhor po thotë e zarfat nga Serbia do të hetohen nga Policia e Kosovës, kurse votat e diasporës do të dërgohen për numërim nga nesër (e hënë), transmeton Gazeta Metro.


KQZ pas rastit të kundërmimit dhe shfaqjes së alergjisë të nëntë zyrtarëve të saj duke verifikuar votat e ardhura nga Serbia, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme.

Me këtë rast, kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka tha se të gjitha zarfet që dyshohen për substanca të ndryshme do të qëndrojnë në objektin e Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa për votat e tjera afër 15 mijë të diasporës, ajo tha se nesër do të dërgohen në QNR.

“Votat që janë vlerësuar që kanë qenë në hapësirën e mbyllur, KQZ ka vendos që këto vota nesër nën përcjelljen e policisë të dërgohen në QNR meqenëse ato vota nuk janë objekt i hetimit…bëhet fjalë për 15 mijë e 500 zarfe që janë vlerësuar dhe verifikuar”, tha Daka.

“Këto zarfe që potencialisht dyshohen se ka ndonjë materie apo çka do qoftë do të mbesin në atë hapësirë që të hetohen nga policia dhe forenzika. Ende nuk dihet se posa ka filluar vlerësimi i tyre nuk ka arrite të bëhet asnjë punë, pasi të kryhen hetimet dhe vlerësohen a janë të rrezikshme do të vazhdohen sipas procedurave”, tha Daka./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë