Loading…

Zayn Malik e rrah fizikisht nënën e Gigi Hadid

  • 29/10/2021 | 08:14

Zayn Malik e rrah fizikisht nënën e Gigi Hadid

Nëna e Gigi Hadidit, Yolanda Hadid, ka deklaruar se Zayn Malik “e ka goditur” atë dhe se është duke menduar që ta raportojë rastin edhe në Polici.

Mirëpo, Malik, i cili është babai i vajzës së Gigit, i është përgjigjur përmes një statusi në Twitter, përmes së cilit në mënyrë indirekte e ka mohuar se e ka goditur vjehrrën e tij fizikisht, duke thënë se mes tyre ka ndodhur një diskutim i ashpër.

Ish-anëtarja e Real Housewife of Beverly Hills insiston se javën e kaluar, këngëtari 28-vjeçar e ka sulmuar fizikisht, raporton TMZ.

Ndërkaq, ish-anëtari i grupit “One Direction” ka thënë se fjalimi mes tyre ka ndodhur për shkak se ai ka dashur t’i sigurojë privatësi të bijës 1 vjeçe të quajtur Khai.

Malik po ashtu ka ngritur dyshime se lidhja e tij me Gigin aktualisht nuk është e mirë, duke thënë se ata do të bashkë-prindërojnë vajzën e tyre.

“Siç e dini të gjithë, unë jam një person privat dhe dua shumë që të krijojë një ambient të sigurt dhe privat edhe për vajzën time, gjatë rritjes së saj. Një vend ku çështjet familjare nuk hidhen në skenën e botës, ku secili mund të marrë çka të dojë. Në një përpjekje për ta mbrojtur këtë hapësirë, unë pranova të mos i kundërshtoja pretendimet që lindin nga një debat që pata me një anëtar të familjes së partneres sime, e cili hyri në shtëpinë tonë ndërsa partnerja ishte larg, disa javë më parë. Kjo ishte dhe prapë do të duhej të ishte një çështje private por duket se tani për tani ka përçarje, dhe pavarësisht përpjekjeve të mija që ta shndërrojë shtëpinë në një mjedis paqësor për familjen, gjithçka rrodhi si informacion për mediat”, ka shkruar Malik.

Zayn Malik dhe Gigi Hadid kanë pasur një lëkundje në lidhjen e tyre në vitin 2015, mirëpo janë rikthyer sërish, derisa në vitin 2020, modelja e famshme kishte dhënë lajmin se është shtatzënë me fëmijën e parë.

Dyshja kishin blerë një shtëpi në Pensilvani, jo larg vendit ku banon Yolanda.

Menjëherë pasi pretendimet e Yolanda-s u bënë publike, ylli i realitetit u pa duke shkuar për një shëtitje në Soho solo, jo shumë larg penthouse-it të Gigi-t.

Këngëtari i lindur në Britani ka pasur një sërë shpërthimesh të dhunshme në të kaluarën, por asnjë që përfshinte anëtarët e familjes deri në këtë incident të supozuar

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë