Loading…

Zbardhet abuzimi skandaloz me çmimet e karburanteve në Kosovë

  • 18/06/2022 | 22:03

Zbardhet abuzimi skandaloz me çmimet e karburanteve në Kosovë

Rritjen e çmimit të naftës e ka komentuar edhe Edison Jakurti.


Madje, përmes rrjeteve sociale, ai ka reaguar duke zbardhur edhe një skandal në lidhje me këtë rritje.

Sipas tij,  në bazë të të dhënave publike të Doganës, gjatë muajit maj, çmimi i importit për 1 litër benzin ka qenë rreth 0.89 euro, ndërsa për 1 litër naftë rreth 0.94 euro. Pas akcizës dhe TVSH-së, çmimi është bërë 1.50 euro për 1 litër benzin e 1.52 euro për 1 litër naftë. Ndërsa në bazë të matjeve ditore të ASK-së, gjatë majit, çmimi mesatar për 1 litër benzin ka qenë rreth 1.57 euro e për naftë rreth 1.68 euro.

“Nga këta numra, del se marzha e fitimit për naftën të ketë qenë rreth 9.5%. Pra, rreth 2.4 herë më e lartë sesa që e përcakton vendimi për shitësit me shumicë dhe rreth 1.6 herë më e lartë sesa që e përcakton vendimi për shitësit me pakicë” tha ai.

Po ashtu, Jakurti theksoi se ka muaj që flet për një rritje të tillë.

Statusi i plotë:

Me 1 mars 2022, Qeveria ka marrë vendim që marzha e fitimit për naftën të jetë deri në 4% të çmimit të shitjes për shitësit me shumicë dhe deri në 6% të çmimit të shitjes për shitësit me pakicë. Përgjegjës për zbatim të këtij vendimi ishin Inspektorati i Tregut Qendror dhe Lokal nga MINT, ATK, dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

Në bazë të të dhënave publike të Doganës, gjatë muajit maj, çmimi i importit për 1 litër benzin ka qenë rreth 0.89 euro, ndërsa për 1 litër naftë rreth 0.94 euro. Pas akcizës dhe TVSH-së, çmimi është bërë 1.50 euro për 1 litër benzin e 1.52 euro për 1 litër naftë. Ndërsa në bazë të matjeve ditore të ASK-së, gjatë majit, çmimi mesatar për 1 litër benzin ka qenë rreth 1.57 euro e për naftë rreth 1.68 euro.

Nga këta numra, del se marzha e fitimit për naftën të ketë qenë rreth 9.5%. Pra, rreth 2.4 herë më e lartë sesa që e përcakton vendimi për shitësit me shumicë dhe rreth 1.6 herë më e lartë sesa që e përcakton vendimi për shitësit me pakicë.

Janë bërë shumë muaj që prej kur flas për nevojën e vendosjes së çmimeve tavan. Por tani po më duket pak naive të pritet që vendosja e tyre mund të funksionojë në Kosovë, kur nuk mund të mbikëqyret e zbatohet në plotni një vendim tejet i qartë për vetëm një produkt në vetëm një industri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë