Loading…

Zbardhet takimi sekret i partive politike në Tiranë: Këta liderë ishin aty

  • 20/03/2017 | 14:14

Zbardhet takimi sekret i partive politike në Tiranë: Këta liderë ishin aty

Të premten e kaluar përfaqësuesit e të gjitha partive politike në Kosovë kanë zgjedhur Tiranën, si një lokacion të mundshëm për t’u marrë vesh ndërmjet vete për procese të rëndësishme politike në vend.


Gazeta Blic nga burime të saja ka marrë vesh se takimi ka ndodhur në hotel Plaza, ku bashkimin e dy blloqeve politike, pozitë- opozitë e ka ndërmjetësuar përfaqësuesi i shoqërisë civile, Naim Rashiti. Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësuesit më të rëndësishëm të të gjitha partive.

Nga PDK kanë marrë pjesë anëtari i Kryesisë Xhavit Haliti dhe nënkryetari, Elmi Reçica. Nga LDK ka marrë pjesë nënkryetari Lutfi Haziri dhe anëtari i Kryesisë, Arban Abrashi.

Sipas burimeve të Gazetës Blic nga Lëvizja Vetëvendosje kanë marrë pjesë deputetët Glauk Konjufca dhe Aida Dërguti.

“Nga AAK ka marrë pjesë nënkryetari Ardian Gjini dhe sekretari  Blerim Kuçi”, tha ky burim i Gazetës Blic.Ndërkaq, nga Nisma për Kosovën kanë marrë pjesë kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën Jakup Krasniqi, dhe sekretari  Bilall Sherifi.

Në këtë takim të ndërmjetësuar nga Naim Rashiti janë diskutuar të gjitha temat e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi.

“U diskutua për Asociacionin, Demarkacionin, Ushtrinë dhe për çështjen e zgjedhjeve. Kishte qëndrime të kundërta të të dyja palëve. Nuk u arrit asnjë marrëveshje, për asnjë nga këto tema. Të dyja palët kanë mbajtur qëndrimet e palëkundura”, tha ky burim i Gazetës Blic.Në anën tjetër, asnjë nga pjesëmarrësit e këtij takimi nuk ka pranuar që të flas për këtë çështje, me arsyetimin se janë marrë vesh që të mos flasin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë