Zbulimet  gjithmonë janë atraktive dhe interesante. Shumë nga këto zbulime nuk janë shpjeguar asnjëherë dhe kanë mbetur të panjohura për botën. Prejardhja e tyre mbetet e padefinuar pavarësisht mundit të shumë shkenctarëve për t’i zbërthyer.
Më poshtë do t’i paraqesim disa nga këto zbulime të padefinuara:
                                 1. Zogjtë Moa
Këta zogj jetonin në Zelandën e Re, dhe  u zhdukën rreth vitit 1500. Mendohet se ata ishin vrarë. Shumë vite më vonë shkencëtarët zbuluan një thua shumë të madh të njërit nga zogjtë, i cili ishte ruajtur tepër mirë për shekuj me radhë.
                  2.Kompleksi i Tempullit Sakasaywaman, Peru
Askush nuk e di sesi u ndërtua ky kompleks. Çdo bllok në këtë tempull është i ndërtuar nga një sipërfaqe e lëmuar dhe qoshe të rrumbullakosura.
          3. Porta e Diellit, Bolivi
Kjo portë gjendet në Tiwanaku, një qytet i lashtë dhe misterioz në Bolivi. Disa arkeologë besojnë se qyteti ishte qendra e një perandorie të madhe diku gjatë mileniumit të parë. Askush nuk ia ka idenë se çfarë nënkuptojnë gdhendjet në portë.
4. Shpellat Longyou, Kinë
Në Kinë janë të ndërtuara disa shpella, që sipas konstruktit të tyre mendohet se janë krijuar nga duart e njerëzve, megjithëse nuk ka asnjë informacion të sigurt rreth tyre.
                           5. Qyteti nënujor i Yonaguni, Japoni
Ky qytet i lashtë u zbulua nga disa zhytës. Për këtë kompleks nënujor japonez janë harxhuar të gjitha teoritë shkencore, dhe nuk është arritur ndonjë përfundim. Guri nga i cili është i gdhendur ishte zhytur nën ujë diku rreth 10,000 vjet më parë shumë kohë para se piramidat e Egjiptit të ndërtoheshin./gazetametro.net