Loading…

Zbulime të rëndësishme arkeologjike në Tepelenë, gjashtë mozaikë romakë

  • 24/09/2026 | 21:11

Zbulime të rëndësishme arkeologjike në Tepelenë, gjashtë mozaikë romakë

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Qesarat të Tepelenës, ku një ekspeditë shqiptaro-italiane ka nxjerrë në dritë gjurmët e një kompleksi luksoz të periudhës romake, të pasur me mozaikë shumëngjyrësh.


Gjate gërmimeve janë zbuluar6 dysheme te dekoruara me mozaike, me motive gjeometrike, figura njerëzore dhe elementë dekorativë, ndërsa janë gjetur edhe fragmente pikturash murale. Sipas arkeologëve, kompleksi daton në shekullin IV pas Krishtit. Një nga zbulimet më të veçanta është figura e Erosit, e ruajtur në një prej mozaikëve, pavarësisht dëmtimeve të pjesshme të strukturës.

“Ky është një zbulim shumë i rëndësishëm për ne. Mozaikët dhe strukturat që kemi gjetur na japin informacion të ri për historinë dhe jetën në këtë territor në periudhën romake. Është një projekt që kërkon kohë dhe shumë punë, ndaj shpresoj që në këtë ekspeditë dhe në kërkimet e ardhshme të na bashkohen edhe studentë shqiptarë. Do të ishte një mundësi shumë e mirë për ta, por edhe për vetë projektin, sepse bashkëpunimi mes studiuesve të rinj shqiptarë dhe italianë është shumë i rëndësishëm”, u shpreh Silvio Fiorrelli, arkeolog.

Germimet u zhvilluan në kuadër të projektit shqiptaro-italian “Arkeologjia e peizazhit në zonën Tepelenë-Memaliaj”, nga Akademia e Studimeve Albanologjike në bashkëpunim me Universitetin “Aldo Moro” të Barit dhe palën italiane.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë