Loading…

Zbulimi arkeologjik: Dokumentohet varreza e kohës së bronzit në Himarë

  • 08/07/2020 | 11:22

Zbulimi arkeologjik: Dokumentohet varreza e kohës së bronzit në Himarë

Arkeologët në këtë zonë të Himarës po punojnë që prej pranverës së vitit 2018, kur përroi filloi të nxjerrë në pah disa objekte që mund të kishin vlerë për arkeologjinë.


Nëse nuk do të kryheshin këto kërkime, shtrati i përroit të Korramit që deri më atëherë kërcënonte këto tuma mund të kishte dëmtuar varret me rrjedhën e tij.

“Rastësisht u konstatua se në rrjedhjen e shtratit të përroit kishin dalë në sipërfaqe disa varre, më pas u kryen të gjitha verifikimet e rastit, ku i gjithë dokumentacionet u përcollën në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë. Pas gërmimit të shpëtimit të varreve u konstatua një tumë dhe varre të tjera”, thotë Orgest Feimi, drejtor i DRTK në Vlorë.

Sot, arkeologët kanë bërë dokumentimin e plotë të gërmimit arkeologjik të shpëtimit dhe konfirmojnë ekzistencën e një̈ varreze tumulare pranë̈ qytetit të Himarës.

“Mendohet se daton rreth shekullit 15 para Krishtit, gjatë gërmimeve ka patur edhe gjetje të tjera arkeologjike”, shton Feimi.

Tashmë materiali arkeologjik është̈ zhvendosur në hapësirat e Drejtorisë̈ Rajonale të Trashëgimisë̈ Kulturore të Vlorës dhe pritet që kërkuesit shkencorë të shprehen për këtë gjetje.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë