Loading…

Zbulohen detaje të tmerrshme: Dhunoi 3 herë dhe e mbyti 11 vjeçarin në Fushë Kosovë

  • 17/07/2019 | 10:56

Zbulohen detaje të tmerrshme: Dhunoi 3 herë dhe e mbyti 11 vjeçarin në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka arritur sot që ta arreston personin që dyshohet se ka dhunuar dhe ka vrarë para disa ditës një 11 vjeçar në Fushë-Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


Por, detaje tmerruese janë publikuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e fëmijëve KOMF, ata po thonë se 11 vjeçari ishte dhunuar tre herë nga i njëjti person.

Sipas tyre, raporti i tyre mbështet në atë të Policisë së Kosovës, ku i njëjti person dhunoi tre herë dhe po dyshohet se ka kryer vrasjen e tij.

KOMF ka kërkuar veprime të menjëhershme nga Prokuroria e Shtetit për zbardhjen e rastit të vdekjes së 11 vjeçarit në komunën e Fushë Kosovës.

Drejtoresha e KOMF-it, Donjeta Kelmendi në një konferencë për media ka thënë se fëmija ishte dhunuar tre herë nga i njëjti person.

“KOMF ka kërkuar të ketë qasje në raportit e autopsisë ndërsa mjekësia ligjore ka thënë se janë në pritje të analizave të tjera dhe pas përfundimit do t’i dërgohet prokurorit të çështjes”, ka thënë Kelmendi.

Akoma më shqetësuese sipas saj mbetet se nëna ka qenë e informuar nga vet fëmija për rastin në fjalë dhe se e kishte paraqitur rastin në Policinë e Kosovës./gazetametro.net

Arrestohet 20 vjeçari që dhunoi dhe vrau të riun 11 vjeçar në Fushë Kosovë

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë