Loading…

Zbulohen emrat: Këta do të jenë prezantuesit e ‘Eurovision 2022’

  • 26/01/2022 | 17:43

Zbulohen emrat: Këta do të jenë prezantuesit e ‘Eurovision 2022’

Laura Pausini, Alessandro Cattelan dhe Mika pritet të prezantojnë “Eurovision Song Contest 2022” në Torino.


Megjithëse, nuk ka ende një konfirmim zyrtar, prezantuesit do të shpallen zyrtarisht gjatë Festivalit të Sanremos në fillim të shkurtit, raporton agjensia së lajmeve Adnkronos.

Thashethemet për këto tre emra kanë qarkulluar prej muajsh. Këngëtarja Laura dhe drejtuesi televiziv Alessandro kanë nënshkruar tashmë kontratat e tyre. Mika, i cili e ka mohuar vazhdimisht përfshirjen e tij, thuhet se është gati të nënshkruajë kontratën e tij.

Njoftimi zyrtar pritet të bëhet në natën e dytë të Sanremos, me 2 shkurt pasi është planifikuar se Laura do të jetë e ftuar speciale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë