Loading…

Zbulohen fjalët fyese të Bonuccit drejtuar zyrtarit të Interit

  • 13/01/2022 | 15:39

Zbulohen fjalët fyese të Bonuccit drejtuar zyrtarit të Interit

Nervozizmi i Leonardo Bonuccit në fund të ndeshjes finale të Superkupës së Italisë ndërmjet Interit dhe Juventusit i ka tejkaluar limitet sa që ka ofenduar dhe kërcënuar zyrtarin e Interit Cristiano Mozzillo.


Gjithçka ndodhi në sekondat e fundit të vazhdimeve në këtë ndeshje kur italiani po përgatitej të futej në lojë për ekzekutimin e penalltive por që ishte Alexis Sanchez ai që shënoi gol dhe ia dha fitoren e Interit, përcjellë KosovaPress.

Fesat e madhe e stafit të Interit në pankinë nuk i ka pëlqyer aspak Bonuccit i cili i është ofruar Mozzillos duke e shtyrë dhe duke iu drejtuar me fjalët:

“Ti nuk feston dot para meje m***. Unë të vras”.

Këto fjalë janë incizuar dhe tashmë edhe po deshifrohen nga organet disiplinore të Serie-A dhe sipas asaj që raporton “Il Tempo”, lojtari mund të pezullohet për ndeshjet e mbetura të Serie-A.

#InterJuve
Bonucci’s reaction to Sanchez’s goal. pic.twitter.com/aMfmsGuLbH

— Fast Goals (@IFAST29) January 12, 2022

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë