Janë zbuluar fosilet më të vjetra të pemëve në botë, atë janë gjetur në qytetin e New York. Zbulimi thuhet së është i vjetër 2-3 milion i cili është më i vjetër se sa mali në Gilboa, transmeton Gazeta Metro.
Agjencia e lajmeve BBC ka raportuar se bëhet fjalë për fosile pemësh të lashta 386 milionë vjet të cilat ishin gjetur në një minierë në qytezën Cairo.
Universiteti Kardifit në Angli, Universiteti i Binghamton-it dhe Muzeu Shtetëror i New York-ut, gjatë 10 viteve të hulumtimeve në majën e vargmalit Catskill në Luginën Hudson, kanë hartografuar zonën malore prej 3.000 metrash katrorë.
Shkencëtarët gjatë kësaj periudhe kanë identifikuar të paktën dy lloje të pemëve njëra quhet Cladoxylopsids dhe tjetra Arkeopeopis dhe një pemë tjetër e cila akoma nuk është emruar.
Gjithashtu kanë gjetur edhe fosile peshku në minier dhe vlerësuan se mali ishte shkatërruar nga një përmbytje. Ky zbulim në Cairo thuhet se është dy ose tre milion vjet më i vjetër sesa mali në Gilboa. //gazetametro.net