Loading…

Zbulohen mbi 200 piramida në Shqipëri: Besohet se janë ndërtuar 5 mijë vjet më parë

  • 30/09/2020 | 14:55

Zbulohen mbi 200 piramida në Shqipëri: Besohet se janë ndërtuar 5 mijë vjet më parë

Arkeologët shqiptarë kanë zbuluar rreth 200 piramida në malet e Shqipërisë, të cilat ishin ngritur nga ilirët. Këto piramida besohet se janë ndërtuar rreth 5 mijë vjet më parë, shkruan Gazeta Metro.


Deri pak muaj më herët piramidat ilire nuk ishin dokumentar para publikut, por në tetor të 2019 një dokumentar i realizuar nga gazetari Marin Mema, shfaq këto piramida të cilat kanë një pamje të mrekullueshme.

Nga fotografimet ajrore, disa arkeolog shqiptarë vërejtën se në zonën veri-perëndimore të Shqipërisë vërehen disa pjesë të ngritura nga guri, por që nuk dihej saktë se çfarë ishin.

Pas mbledhjes së informacioneve dhe daljes në terren, këta arkeolog zbuluan se ato ishin piramida të lashta ilire.

Sipas tyre ato janë ndërtuar 5 mijë vjet më parë dhe ishin ndërtuar me gurë të fortë, ku lartësia e tyre shkon deri në 10 metra, por edhe më shumë.

Për shumë kohë shiheshin si grumbuj të thjeshtë gurësh nga fshatarët aty për rreth , por në fakt në që ndër mbanin varre të vjetra që besohet të jenë të popullit ilir.

Ky zbulim i cili u bë më parë, ndoshta edhe mund ta ndryshojë historinë e shqiptarëve. Por për tu bindur më shumë rreth ekzistencës së tyre, shihni dokumentarin më poshtë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë