Loading…
Zbulohen pamje të pa publikuara më parë nga sezoni i fundit i ‘Game of Thrones’
  • 07/03/2019 | 22:53

Zbulohen pamje të pa publikuara më parë nga sezoni i fundit i ‘Game of Thrones’

“HBO” ka publikuar trailerin me serialet televizive të sezonit të ardhshëm, mes tyre edhe “Game of Thrones”, transmeton Gazeta Metro.


Fansat arritën të dallonin imazhe të papublikuara më parë të sezonit të fundit të sagës, që pritet të transmetohet më 14 prill.

Në pamjet e pakta dedikuar “GOT”, ushtria e Daenerys Targaryen marshon e vendosur drejt një objektivi ende të panjohur, si dhe një prej dragonjve patrullon zonën. Ndërsa shikimi i tmerruar i Arya Stark në Winterfell duket se paralajmëron diçka epike dhe tragjike.

Rënia e murit dhe fraza “it all start here” (gjithçka nis këtu) mbyllin këtë paraqitje, duke i lënë fansat me shumë dyshime mbi epilogun e mundshëm të serialit./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 18/03/2019 | 23:56
...
  • 18/03/2019 | 23:48
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë