Loading…

Zbulohet bashkëpunimi i ri mes Scorsese dhe DiCaprio

  • 17/02/2019 | 19:13

Zbulohet bashkëpunimi i ri mes Scorsese dhe DiCaprio

Martin Scorsese dhe Leonardo DiCaprio do të jenë producentët e serialit “The Devil in the White City”, transmeton Gazeta Metro.


Dy yjet duhet të ishin regjisori dhe protagonist, por historia e vrasësit serial Henry H. Holmes nuk do t’i shohë ata të përfshirë pas dhe para kamerës.

“The Devil in the White City” është historia e vërtetë e dy burrave që në vitin 1893 e kthyen Chicago-n në parkun e tyre të lojërave.

Njëri prej tyre, Daniel H. Burnham, arkitekti përgjegjës për ndërtimin e Ekspozitës Botërore në nder të Christofor Columbus, në një periudhë të shkurtër kohore duhej të kapërcejë pengesa të mëdha për të realizuar “Qytetin e Bardhë” rreth të cilit u ndërtua ekspozita.

Tjetri, Dr. H.H. Holmes ishte një vrasës serial, i cili me sa duket vrau një numër të pafund njerëzish (në mes të 27 dhe 200) në një kohë kur qyteti i Chicago-s ishte i magjepsur nga prania e Ekspozitës Botërore të 1893-ës./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë