Loading…
Zbulohet biseda e takimit: Hahn i kërkoi Haradinajt përsëri ta heq taksën
  • 17/01/2019 | 20:46

Zbulohet biseda e takimit: Hahn i kërkoi Haradinajt përsëri ta heq taksën

Sipas KLAN Kosova, ardhja në Prishtinë e Komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johanes Hahn dhe takimi i tij me Kryeministrin të Kosovës Ramush Haradinaj, si arsyeje kryesore po del të jetë prapë kërkesa për heqjen e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë, transmeton Gazeta Metro.


Vizita e Hahn’it në Kosovë dhe takimi i tij me Haradinajn po del të jetë përsëri e njëjta, kërkesa me ngulm e BE’së për heqjen e taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës kundrejt Serbisë.

Por, Haradinajt kjo vizitë dhe kjo kërkesë nuk po i ndryshon qëndrimin e tij të marrë me 21 nëntor të vitit 2018, ai po thotë përsëri se taksa hiqet vetëm atëherë kur Serbia njeh pavarësinë e Kosovës ose të ketë një garancë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) për njohje të pavarësisë nga Serbia.

“Sa më shpejt që të arrihet njohja nga Serbia”, tha Haradinaj duke u përgjigjur për heqjen e taksës, transmeton Gazeta Metro.

Ai ka shkruar në Twitter se shpreson të punojë për të përparuar edhe më shumë rrugën evropiane të Kosovës, transmeton Koha.net.

Por, Komisioneri Hahn këtë vizitë dhe takim me Haradinajn nuk tregoi nëse kishte biseduar për taksën, ai tha se me Haradinajn dhe ministrat e tij foli për mundësit rreth përparimit të Kosovës në rrugën e saj evropiane, transmeton Gazeta Metro.

“Vizita e parë e vitit 2019 në rajon: Prishtina e bardhë. Pata një diskutim të mirë dhe të hapur me kryeministrin Haradinaj dhe ministrat. Po shikojmë mundësitë të punojmë ngushtë këtë vit për të gjitha çështjet e hapura, në mënyrë që Kosova të mund të përparojë në rrugën e saj evropiane”, ka shkruar Hahn.

Hahn pas vizitës në Kosovë, në orët e mbrëmjes do të qëndrojë për vizitë në Tiranë ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë