Gjithçka që dimë deri më tani për filmin e ardhshëm të DCEU me Ezra Miller, është se pritet shumë dhe se bazohet tek një supernjeri me shpejtësi mbinatyrore, transmeton Gazeta Metro.
‘The Falsh’ i prodhuar nga DCEU është një nga filmat më të pritur për të gjithë adhuruesit e filmave me superhero. Ata sjellin një produkt që pritet me padurim nga publiku.
Filmi bazohet në aftësitë e një super njeri që mund të udhëtojë me super shpejtësi. Personazhi kryesor i filmit është Barry Allen, i cili do të përdorë këtë superfuqi për t’u kthyer në kohë për të shpëtuar familjen e tij, por si rezultat ai do të krijojë një botë pa super heronj dhe duhet të luftojë me jetën e tij për të shpëtuar të ardhmen.
Përveç 30-vjeçarit të talentuar Ezra Miller, në këtë film nuk mungojnë edhe emrat e njohur të aktoreve që kanë role të rëndësishme në film si: Sasha Calle, Michael Shannon, Ron Livingston, Maribel Verdú, Kiersey Clemons. , Antje Traue dhe Michael Keaton.
Filmi pritet të lansohet me datën 16 qershor te vitit 2023. Nëse ju pëlqejnë histori të tilla, filmi ‘The flash’ është ideal për ju./gazetametro.net