Fundi i botës është më afër sesa që mendohet, madje vitet 2017, 2021 janë vitet kur pritet të shkatërrohet bota.
Theodore Shoebat dhe Michael Parker mendojnë se fundi është afër, por shumë teologë e mohuan se fundi i botës dihet saktë se kur do të ndodhë. Sipas tyre ajo është pjesë e planit të Perëndisë, dhe askush nuk mund ta dijë se kur do të ndodhë një gjë e tillë. Megjithëse, janë disa teori të fshehura në Bibël rreth fundit të botës, transmeton gazetametoro.net.
Theodore Shoebat, drejtor i faqes së internetit Shoebat.com, beson se ka gjetur prova që e dëshmojnë këtë, këto prova ai mendon se do të dëshmohen në vitin 2021, që sipas tij pritet edhe pushtimi i Jeruslalemit nga ana e Antikrishtit, dhe rikthimi i Jezus Krishtit, që i bie me 23 mars, 2021. Theodore përdor librin e Danielit për të vërtetuar argumentin e tij.
Kjo do të ndodhë shumë më shpejt sesa mendohet nga njerëzit, edhe pse as ai vetë nuk e ka të qartë se si do të ndodhë dhe kush do të jetë Antikrishti, por duke i parë trazirat që po ndodhin në Lindjen e Mesme kjo mund të pritet, sipas tij.
Michael Parker, i cili drejton “End of Time Prophecies”, mendon se fundi i botës në vitin do të ndodh vitin e ardhshëm, “Profetët paralajmërojnë se viti 2017 do të jetë vit i hakmarrjes të Perëndisë”, ka thënë ai për Daily Star.
Por, teologu amerikan Dr.John Ankerberg ka hedhur poshtë këtë parashikim dhe çdo besim tjetër që parashikon datat se kur do të jetë fundi i botës.
Ai tha: “Në qoftë se Bibla është e qartë në çdo gjë, sa për të besuar në teoritë e fundit të botës, kjo tregon se askush nuk mund ta di kohën e caktuar të kthimit të Krishtit”
“Asnjë nga këto provave të pretenduara s’janë prova se Krishti do të kthehet në këtë brez. Të ashtuquajturat numerologji biblike, çështjet aktuale botërore, profecitë e mendimit individual, etj, nuk mund të ofrojnë ndonjë dëshmi të fortë për një datë të caktuar të kthimit të Krishtit”, ka përfunduar ai. /gazetametro.net