Loading…

Zbulohet data, ‘Open Ballkan’ përsëri në Beograd, merr pjesë Escobar e Lajcak

  • 16/11/2021 | 16:51

Zbulohet data, ‘Open Ballkan’ përsëri në Beograd, merr pjesë Escobar e Lajcak

Një tjetër konferencë e Open Ballkan do të mbahet në Beograd më 24 nëntor, vetëm dy ditë para takimit të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës që mbahet më 26 nëntor.


Konferenca e quajtur “Open Ballkan”, një rrugë drejt stabilizimit, bashkëpunimit dhe zhvillimit në rajon”, pritet të mbahet në parlamentin e Serbisë, me pjesëmarrjen e kryeministrave të tre vendeve pjesëmarrëse të Nismës, përfshi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Burime nga takimi thanë për Abc se në konferencë pritet të marrin pjesë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar dhe i dërguari i BE-së për Ballkanin Perëndimor Mirosllav Lajçak.

Në konferencë pritet të ketë propozime konkrete për funksionalizimin e nismës “Open Ballkan” dhe krijimin e mekanizmave të përbashkët midis tre vendeve, si një bankë rajonale për zhvillim apo një autoritet i përbashkët doganor./abcnews.al/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë