Loading…

Zbulohet gjithçka: Si fitoi 11.000 euro i huaji duke mashtruar kosovarët për viza pune

  • 21/10/2019 | 20:43

Zbulohet gjithçka: Si fitoi 11.000 euro i huaji duke mashtruar kosovarët për viza pune

Plot 11 mijë euro fitoi J.L, shtetas i huaj, që përmes një agjencioni të rremë, mashtronte kosovarët me fakte të rreme, duke iu premtuar viza pune në Gjermani, shkruan Gazeta Metro.


Nga 150 deri në 300 euro, ua merrte secilit qytetarë të Kosovës për aplikimet që bënin, këtyre të fundit u premtonte viza pune jashtë vendit.

Por çdo gjë përfundoi sot, pas një pune disa mujore e hetimesh Policia e Kosovës e ka arrestuar J.L, pronar i një ‘agjencioni’.

Kështu bëri të ditur edhe Policia, përmes një komunikate për media.

“Pas hetimeve disa mujore është konstatuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari shtetas i huaj me iniciale (J. L.) pronar i një “agjencioni”,  ka kryer veprën penale “mashtrim” pasi përmes paraqitjes se fakteve të rreme, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete në mënyrë të kundërligjshme ka vënë në lajthim qytetarë të ndryshëm të Republikës së Kosovës se rregullon viza pune për në një shtet të BE-së duke dëmtuar qytetarët që kanë aplikuar për rregullimin e vizave të punës, secilin prej tyre në vlerë prej  150 deri në 300 euro”, thuhet në komunikatën e policisë.

Pas intervistimit të të dyshuarit si dhe viktimave, në prezencë të avokatit, J.L është dërguar në mbajtje për 48 orë. Sidoqoftë, emri i plotë si dhe shtetësia e saktë, nuk është bërë e ditur ende nga policia./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë