Loading…

Zbulohet harta e 1455, Ballkani quhej ‘Scanderbeg’

  • 29/11/2018 | 14:02

Zbulohet harta e 1455, Ballkani quhej ‘Scanderbeg’

Një rast tjetër i ngjashëm kur territoret përcaktohen me emrin e një njeriu mund të jetë vetëm në rastin e Amerikës.

Por ndodh edhe me heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, në këtë hartë të vitit 1455, kushtuar Papës Nikolla të Pesë, në të cilën territori i Ballkanit ndeshet me toponimin Skanderbeg, transmeton gazetametro.net.

“Zbulimi I kësaj harte ka qenë një prej gjërave më fatlumë që më kanë ndodhur në jëtën time. Bëhet fjalë për një toponim në zemrën e Ballkanit Jugor, ku në qëndër të kësaj hapësirë në mes të detit Adriatik dhe Detit Egje ndodhet toponimi ‘Scanderbego’”, ka thënë Artan Shkreli, arkitekt dhe studiues i hartografisë së mesjetës.

Është një rast i jashtëzakonshëm ku emri i një territori identifikohet me emrin e një figure, i cili po ashtu identifikohet me popullin e tij dhe me frikërat metropolitane të asaj kohe.

“Harta është bërë në 1455 nga Bartolomeo Pareto, i cili ishte një hartograf që furnizonte Vatikanin me hartat gjeografike. Ishte njeri i afërt i Papës Nikolla i Pestë”, ka shtuar Shkreli.

Pra kemi të bëjmë dy gjenovezë, të cilën gjë e konfirmon edhe vetë studiuesi Shkreli për Top Channel.

“Padyshim Gjenova në shekullin XV ishte një nga qytetet kryesore të Evropës, pasi ishte Republikë Gjenova, sikurse edhe Venediku që ishte Republikë. Ishin republike detare të cilat kontrollonin rrugët e mesdheut.

Por pse paraqet rëndësi zbulimi i hartës në këtë kohë, sqaron sërish studiuesi, duke thënë se kjo hartë në një formë fashitë pretendimet se Skëndërbeu u bë mit pas vdekjes.

“Skënderbeu paraqitet si një hero evropian këtu, sikurse edhe që ka qenë një hero evropian i rëndësishëm. Pra kjo hartë fashitë në njëfarë mënyrë definitive përpjekjet për të thënë që Skënderbeu u bë mit pas vdekjes së tij. I gjithë emfatizimi i kësaj figure bërë pas vdekjes, ishte shumë më e vogël nga çka ai përfaqësonte në të gjallë të tij”, ka përfunduar studiuesi Shkreli.

Kjo hartë do të qëndrojë e eskpozuar për publikun për dy javë në Kryeministri, më pas ajo do të kthehet në Bibliotekën Kombëtare Qëndrore të Romës, ku do të ruhet në rafte special./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë