Loading…

Zbulohet italiani i rrezikshëm në Shqipëri, kriminel me 750 mijë euro pasuri

  • 04/11/2019 | 12:13

Zbulohet italiani i rrezikshëm në Shqipëri, kriminel me 750 mijë euro pasuri

Është arrestuar një person i dyshuar në Shqipëri, me shtetësi italiane, si i dënuar për vrasje në vendin e tij të origjinës. Sipas njoftimit nga Policia e shtetit në Shqipëri, italianit i cili është dënuar për dy vrasje për shkak të luftës mes klaneve mafioze në shtetin fqinj, i është sekuestruar rreth 750 mijë euro pasuri, transmeton Gazeta Metro.


Bëhet e ditur se ai kishte ardhur në Shqipëri përmes lidhjeve kriminale dhe ka investuar në Durrës paratë e gjeneruara nga aktiviteti kriminal në Napoli të Italisë.

Shtetasi Italian me inicialet F.M., ka investuar në pesë apartamente banimi në Durrës, 13 garazhe, 1 automjet me vlerë prej 40 mijë euro dhe afro 10 mijë euro në llogarinë bankare, të cilat më pas u zbuluan dhe sekuestruan.

Në anën tjetër edhe Prokuroria e Napolit ka konfirmuar se 56’vjeçari italian është dënuar nga autoritetet e drejtësisë italiane si pjesë e klaneve kamorriste në zonën e Napoli.

Ky person kishte leje qëndrimi në Shqipëri ku edhe ushtronte aktivitetin tregtar që nga viti 2012. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë