Loading…

Zbulohet java kur nis dialogu Kosovë – Serbi

  • 10/05/2018 | 23:02

Zbulohet java kur nis dialogu Kosovë – Serbi

Derisa te partitë e koalicionit qeverisës ka një konsensus për atë se kush do të udhëheqë dialogun me Serbinë nga pala e Kosovës, dhe LDK e Vetëvendosje janë kundër që dialogun të e udhëheqë presidenti, një qëndrim të tillë duket se e mban edhe partia më e re partlamentare –Partia Socialdemokrate.


Shefi i grupit parlamentar të PSD’së, Dardan Sejdiu, në Zonën e Debatit në Klan Kosova kërkoi konsensus politik për dialogun.

Sejdiu duke folur për atë  për atë se kush do e udhëheqë dialogun tha se “ Kosova nuk është shtet Presidencial sikurse Serbia”, transmeton GazetaMetro.net

Për këtë, tha Sejdiu duhet të jetë Kuvendi ai që vendos, duke qenë se jemi Republikë Parlamentare.

Partitë opozitare kanë kërkuar që mandati për dialogun të jepet ashtu sic ka ndodhur herën e parë, përmes një votimi që kërkon 2/3 në Kuvendin e Kosovës.

Sejdiu nuk tregoi nëse PSD është pro apo kundër Thaçit për të udhëhqur dialogun e me këtë rast ndërhyri drejtuesi i emisionit, Baton Haxhiu, i cili pyeti se si do t’ia bënte politika duke parë parasysh që takimi i parë është në javën e parë të qershorit.

Ndërkohë përfaqësuesit e partive vazhdojnë të takimet në tryezat e përbashkëta qnga ku synohet të dilet me një platformë të përbashkët për dialogun. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë