Arkeologët besojnë se kanë gjetur “kalimin në botën nëntokësore”, bashkë me dëshmitë për viktimat njerëzore, transmeton Gazeta Metro.
“The Mirror” shkruan se kalimi është gjetur disa metra nga vendi ku civilizimi i lashtë maja ka zhvilluar betejën e fundit me Spanjollët në liqenin Peten Itza në Gvatemalë.
Ekipi polak ka zbuluar me qindra artefakte majane, duke përfshirë dëshmitë për ritualet, po edhe për viktimat njerëzore, ndërsa në ishull në mes të liqenit besohet se gjenden dëshitë për betejën kryesorë kundër pushtuesve spanjollë.
"It was thought to be the door to the underworld, the world of death" https://t.co/3DCmFhg6FT
— Pen News (@pennewsagency) May 1, 2019
“Uji ka pasur kuptim të veçantë e simbolik në besimet e majave të lashtë. Është konsideruar se ai paraqet dyert e nëntokës, botës së vdekjes – Xibalba, ku jetojnë zotërat e tyre”, ka thënë prijësja e ekipit Magdalena Krzemień.
Me dëshirë që të verifikohen vendet të cilat janë dukur si shumë të rëndësishme për historinë e grupit Itza Maya, zhytjet i kanë planifikuar sipas burimeve të shkruara, por edhe me ndihmën e intuitës së tyre, ka shtuar ajo. “në shumicën prej tyre kemi gjetur plot artefakte”, ka thënë Krzemień./gazetametro.net