Loading…
Zbulohet misteri mbretëror: Kjo është arsyeja pse Mbretëresha mban dy nënshkrime
  • 18/03/2019 | 18:54

Zbulohet misteri mbretëror: Kjo është arsyeja pse Mbretëresha mban dy nënshkrime

Familja mbretërore është një nga familjet më të famshme dhe më të përfolura në të gjithë botën. Ajo vazhdon të jetë e mbushur plot mistere e befasi, transmeton Gazeta Metro.


Përveç se është një nga gratë më të fotografuara në planet, ajo është një nga mbretëreshat që ka udhëhequr Mbretërinë e Bashkuar  për një kohë më të gjatë që nga viti 1952.

Derisa të tjerët kanë vetëm një mënyrë se si i nënshkruan dokumentet, Mbretëresha ka dy dhe secila e veçantë në mënyrën e vet.

Kur Mbretëresha është në “punë”, d.m.th nënshkrimi i dokumenteve zyrtare ose librave  gjatë vizitave shtetërore, ajo do të nënshkruhet si ‘Elizabeth R’, ku ‘R’ qëndron për Regina.

Ajo shpesh e nënvizon këtë nënshkrim,  me të vetmen arsye se është Mbretëreshë

Megjithatë, kur ajo nuk po bën detyrat e saj mbretërore, ajo do të shkojë me emrin e saj manar, Lilibet.

Kjo mënyrë më personale e nënshkrimit të korrespondencave është e rezervuar për familjen dhe miqtë.

Por Mbretëresha nuk e kufizon vetëm nënshkrimin e saj në letër.

Në një vizitë në Muzeun e Shkencave javën e kaluar, ajo bëri një postim në Instgram  dhe e nënshkroi atë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë