Loading…

Zbulohet nga emisioni investigativ, jep dorëheqjen doktori që ‘shëronte’ në mënyrë të çuditshme

  • 25/11/2021 | 17:13

Zbulohet nga emisioni investigativ, jep dorëheqjen doktori që ‘shëronte’ në mënyrë të çuditshme

Një doktor italian ka dhënë dorëheqjen pasi është kapur gjysmë i zhveshur në një dhomë hoteli me një “paciente” femër, të cilës i kishte thënë se sëmundjen e saj do ta shëronte duke bërë seks me të.


Dr. Giovanni Miniello, një gjinekolog 60-vjeçar në Bari, u zbulua nga emisioni investigativ “Le Iene”.

Vajzës që iu prezantua si paciente, ky doktor i tha se kishte një virus që transmetohej seksualisht dhe që mund ta çonte deri në kancer. Ai i tha edhe se mund t’i jepte imunitet ndaj virusit duke kryer marrëdhënie seksuale me të.

Kur “pacientja” pranoi, por i kërkoi që doktori të kryente marrëdhënie seksuale të mbrojtur, gjinekologu i shpjegoi se me prezervativ nuk do të merrte antitrupat që i duheshin.

Në këtë moment, gazetarja e emisionit hyn në dhomë duke e kapur në flagrancë. Mbrojtja e doktorit ishte kjo: “Këtë po e bëj për qëllime studimore dhe për njerëzit që kam shpëtuar deri më sot”.

Ndërsa, një ditë më pas, nëpërmjet avokatit të tij, doktori tha: “Unë, i cili kam trajtuar me sukses qindra femra përgjatë 40 viteve karrierë, thjesht propozova një kurë alternative që ka dhënë rezultate. Kurrë në jetën time nuk kam detyruar një femër që të bëjë seks me mua”.

Prokuroria e Barit ka nisur hetimin ndaj mjekut.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë