Loading…
Zbulohet nga mediat: Kjo do të jetë skuadra e re e Robbenit
  • 21/05/2019 | 21:41

Zbulohet nga mediat: Kjo do të jetë skuadra e re e Robbenit

Me përfundim e sezonit 2018/19 në Bundesligë, përfundoi edhe aventura dhjetë vjeçare e Arjen Robbenit te skuadra e Bayern Munich, transmeton Gazeta Metro.


Arjen Robben e mbylli sezoni si kampion me Bayern Munich, e së bashku me Franck Riberyn i dhanë lamtumirën Bayernit.

Pas kësaj, pati spekulime të shumta për të ardhmen e holandezit. Mediat e Holandës së fundmi kanë raportuar se Robben do të kthehet te ish skuadra e tij, PSV Eindhoven.

Arjen Robben ishte pjesë e PSV’së për dy vite, 2002/04, e më pas ishte transferuar te skuadra londineze, Chelsea.

35 vjeçari në të kaluarën ishte pjesë edhe e Groningenit dhe Real Madridit. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë