Loading…

Zbulohet një oqean një mijë kilometra nën Tokë

  • 25/11/2016 | 20:12

Zbulohet një oqean një mijë kilometra nën Tokë

 Uji mbulon rreth 70% të sipërfaqes së Tokës, por një sasi e madhe qëndron gjithashtu edhe brenda planetit tonë.

Dy studime sugjerojnë se mund të ketë sasi të madhe të ujit 1,000km nën sipërfaqen e Tokës.

Pa këtë sasi të madhe të ujit, aktiviteti gjeodinamik që shkakton vullkanet – që janë të rëndësishëm për gjenerimin e tokës dhe mbështetjes së jetës në planet – do të pushonte.

Në studimin e parë, hulumtuesit nga Universiteti Shtetëror i Floridas dhe Universiteti i Edinburgut vlerësuan se uji ekziston shumë më thellë në Tokë sesa që ishte menduar më parë.

Edhe pse ende nuk dihet për sasinë e ujit, hulumtuesit besojnë se sasia e ujit aty mund të jetë sa e gjithë oqeaneve së bashku. Pa këtë sasi të ujit, thonë hulumtuesit, jeta në Tokë do të mund të merrte fund.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë