Loading…

Zbulohet ora kur do të filloj transmetimi i “Big Brother VIP”

  • 28/09/2021 | 19:49

Zbulohet ora kur do të filloj transmetimi i “Big Brother VIP”

Një nga formatet më të suksesshme televizive në trojet shqiptare pritet që të nisë së shpejti.


Fjala është për “Big Brother” që po rikthehet pas katër vitesh në versionin VIP me personazhe të famshme të showbizit shqiptar.

Sipas disa raportimeve në medie, u bë e ditur se “Big Brother” do të fillojë me 1 tetor dhe kjo gjë së fundmi u konfirmua edhe nga Top Channel.

 

Televizioni ka shtuar në listën e programacionit, “Big Brother VIP” ditën e premte pra më 1 tetor, gjersa orari mbetet i njëjtë nga 21:00.

Ndryshe nga shfaqjet e mëparshme, sivjet spektakli do të jetë dy herë në javë – të premten dhe të martën.

Përkundër se asnjëri nga konkurrentët nuk ka zbuluar se do jetë pjesë e këtij shou, deri më tani u përfolën disa emra.

Sheila Haxhiraj, Semi Jaupaj, Romeo Veshaj – janë disa nga emrat që u komentuan për të qenë pjesë e formatit.

Shtëpia do të jetë me një sipërfaqe prej 1500 metra katrorë dhe çmimi i madh është 100 mijë euro.

Ditë ma parë po ashtu u tha se këngëtarja Albërie Hadërgjonaj do jetë e pranishme në këtë spektakël, gjë të cilën e mohoi përmes rrjeteve sociale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë