Loading…

Zbulohet organizatori i dhunës në Parlamentin e Maqedonisë (Video)

  • 02/05/2017 | 09:31

Zbulohet organizatori i dhunës në Parlamentin e Maqedonisë (Video)

Në një video të fundit shihet se si protestuesit hyjnë në Kuvend, dhe pikërisht ishin deputetët e VMRO-së ata të cilët i hapën dyert dhe ata janë Krsto Mukovski dhe Sasho Vasilevski, pa u penguar aspak na sigurimi i Parlamentit dhe disa policë të cilët ishin në hyrjen e Parlamentit, njofton TetovaSot.


Më pas shihet se si hapen dyert dhe protestuesit fillojnë të futen brenda, dhe më pas shihet deputeti Vasilevski teksa largohet nga dera e hyrjes, dhe u jep shenjë duke u bërë thirrje për të hyrë.

Pas pamjeve shihet edhe deputeti Johan Tarçulovski, që pretendohet se ai ka dhënë udhëzime për një grup të protestuesve, se si gjejnë Zoran Zaevin dhe deputetë të tjerë nga shumica parlamentare.

Momenti kur ai u jep shenjë kriminelëve dhe banditëve maqedonas shihet në minutën 1:59.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë